Tirana iu bashkua nismës së mbi 80 vendeve për të festuar ditën e themelimit të OKB-së. Kulla e Sahatit në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen 24 tetorit është ndriçuar me ngjyrë blu, ngjyra zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka marrë shumë seriozisht të gjithë objektivat globale, sociale të Kombeve të Bashkuara.
© 2022 Created by AppAlbania