Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariateve në varësi të saj, u zhvillua ceremonia zyrtare e 111-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z.Aldrin Dalipi i cili në fjalën e mbajtur u shpreh se:
“13 Janari shënjon krijimin e Strukturës së Parë të
Policisë në Shtetin Shqiptar. Secilit që është pjesë e Policisë, u detyrohemi sigurinë e të ardhmes dhe të ëndrrave të qytetarëve tanë.
Policia është e pjesë e kujtdo prej nesh, është e qytetarit, e githë komuniteteve, dhe në këte ditë respekt e mirënjohje nga zemra për gjithçka bëjnë me përkushtim. Inkurajim dhe mbeshtetje për të githë skuadrën e policisë vendore Tiranë!
Gëzuar 111 vjetorin e Policisë së Shtetit.”