Në një shekull e dhjetë vite të ekzistencës së Policisë shqiptare vlen shumë nderimi dhe vlerësimi i pjesëmarrësve të ndershëm të Policisë, të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan në përballje me elementët kriminalë, në çdo skaj të atdheut, larg familjeve, në kushte jo të favorshme pune e jetese por me bindjen e brendshme dhe pasionin e lartë për t’i shërbyer me rigorozitet ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve me jetën e tyre dhe garantimit e të ardhmes së qetë e të sigurt në Shqipëri.
Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga Drejtora e Policisë Vendore Tiranë, kreu i Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi u shpreh falenderues dhe e cilësoi këtë dite vlerësimi, reflektimi, inkurajimi për gjithë sakrificen, mundin, përkushtimin e pashoq të trupes së policisë së shtetit, dhe Policise Vendore të Tiranës në veçanti.
Policia Shqiptare është në krah të policive moderne evropiane, pse jo, e barabartë dhe në frontin e përbashkët kundër krimit të të gjithë llojeve të tij. Policia sot ka të gjitha potencialet intelektuale e profesionale të Policisë Shqiptare janë të nivelit dhe standarteve që sigurojnë efikasitet të lartë në përmbushjen e misionit të saj, në përmbushje të kryerjes së detyrimeve ligjore e profesionale të përgjegjësive, si në fushën e krimit të organizuar ashtu edhe në atë të policimit në tërësi.