Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë u zhvillua ceremonia në nderim të krijimit të njërit prej institucioneve kyçe të çdo shoqërie, të 109 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Në këtë ceremoni morën pjësë Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, Drejtori i Policisë së Tiranës, Z. Lorenc Panganika dhe Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro.
Pjësë nga fjala e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi:
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin qytetar dhe institucional për të gjithë ju, punën tuaj, sakrificat e jashtëzakonshme që perballoni në respekt të ligjit dhe të të drejtës publike.
Misioni juaj është një sfidë e fortë dhe e vërtetë. Përballje e fortë me krimin në përgjithësi, krimin e organizuar në veçanti, lufta kundër narkotrafikut, goditja e korrupsionit, siguria publike, shërbimet për komunitetet në çdo cep të Qarkut Tiranë. Këto janë betejat tuaja të përditshme. Efektivët tuaj punojnë në kushtet e një territori ku është vendosur pjesa me e konsiderueshme e sipërmarrjes kombëtare. Çdo ditë në kryqytet vendosen apo regjistrohen qytetare të rinj ndërsa qarkullimi i mjeteve nga qarqet e tjera të vendit apo ndërkombëtare janë intensive dhe janë shtuar. Ne e dimë që jeni në një presion të jashtëzakonshëm për ti dhënë drejtim çeshtjeve që kërkojnë zgjidhje të vështira.
Viti 2022 do të ketë për ju një angazhim më domethenës, një përvojë tejet të veçantë Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, falë jush do jetë sigurisht më i sigurt dhe më mikpritës për të gjithë të rinjtë që do të jenë jo vetëm nga brënda Shqipërisë, nga Kosova, Maqedona, Mal i Zi, ballkani por dhe gjithë Europa. Në këtë ditë të çmuar gjithashtu një respekt dhe mirënjohje nga zemra për gjithçka ju bëni me perkushtim dhe për gjithë familjet tuaja që ju mbështesin. Përulemi me nderim për të gjithë dëshmorët në radhet tuaja që sakrifikuan jetën në misionin e shenjtë të Policisë së Shtetit. Inkurajim dhe mbështetje për të gjithë skuadrën e drejtuesve dhe skuadrën e Policisë Vendore të Tiranës.
FALEMINDERIT!
GËZUAR 109 VJETORIN E KRIJIMIT TË POLICISË SË SHTETIT!