Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të institucionit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri bashkë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, Kryetarin e Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi, krerët e komuniteteve të tjera fetare të vendit tonë, përfaqësuesit e trupës diplomatike me seli në Tiranë, Kryetarët e Bashkësive Fetare Islame të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe ata të Diasporës, myftij dhe imamë të shumtë të KMSH-së, drejtues të lartë institucionesh publike e private, intelektualë, akademikë, historianë, si dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm të institucionit ndër vite.
Në këto 100 vjet të veprimtarisë së tij, Komuniteti Mysliman ka dëshmuar se shërbimi ndaj kombit dhe ndaj besimit janë vlerë dhe mision.