Ky 1 Qershor ishte ndryshe. Përveçse simbolikës së festës ishte dhe dita e rikthimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe pas një mbylljeje afër tre mujore.
Situata e vështirë që kaloji vendi për shkak të Covid-19, preku mbi të gjithë edhe fëmijët. Ata përjetuan së bashku me prindërit “luftën” me armikun e padukshëm.
Më shumë se kurrë ky 1 Qershor i ka gjetur të lumtur dhe buzëqeshur; janë ndjerë të lirë dhe pas shumë ditësh kanë takuar shokët dhe shoqet. Një situatë e tillë u përjetua ditën e sotme në qytetin e Kavajës ku u inaugurua këndi i parë i lojërave për fëmijët, një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Bashkisë së Kavajës.
Mes dhjetra fëmijëve të lumtur që po i rikthehen normalitetit kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali inauguruan këndin e lojërave në lagjen Nr. 2 në Kavajë.
Aldrin Dalipi dhe kryebashkiaku Krali u shprehën se ky është vetëm i pari këndë lojërash që do të pasohet së shpejti edhe në çdo shesh mes pallateve të qytetit.