Këshilli i Qarkut Tiranë mori pjesë në trajnimin që organizata “Te ndryshëm dhe të barabartë” zhvilloi me anëtarët e Tryezes Teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik dhe përfaqesuesit e projektit që zhvilluan këtë sesion trajnimi me temë “Pjesëmarrja e viktimave të trafikimit në përpjekjet anti-trafik”
Qarku Tiranë, i cili që prej vitit 2016 dhe në vazhdim është duke zbatuar projektin “Shërbimi i ofrimeve sociale për gra dhe vajza viktima të trafikimit dhe dhunës në qarkun e Tiranës” në bashkëpunim të ngushtë me organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë” dhe Ministrinë e Shëndetësise dhe Mbrotjes Sociale, u përfaqësua nga Mersin Murataj. Ai shprehu gatishmërinë për cdo lloj bashkëpunimi me të gjithë autoritetet përgjegjëse në këtë proces me qëllimin e vetëm përmbushjen e të gjitha përgjegjësive dhe detyrimeve institucionale për riintegrimin e viktimave të trafikimit në shoqëri. Takimi u përshëndet dhe nga Prefekti i Tiranës Afrim Qëndro.
Si rezultat i këtij trajnimi aktorët pjesëmarrës patën mundësinë të shkëmbenin eksperiencat e institucioneve që ato përfaqësonin për të vijuar më tej bashkepunimin e frytshëm me këtë projekt.