Qarku Tirane

Vijon puna e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

Published at : 09/07/2021 - 11:20

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore nën drejtimin e bashkëkryetarëve Aldrin Dalipi dhe Romina Kuko ku u prezantuan dhe diskutuan midis pushtetit vendor dhe atij qendror, projekt-aktet e hartuara nga institucionet qendrore si më poshtë:

- Projektvendimi “Për përcaktimin e rajoneve të zhvillimit dhe kufijve të tyre”
- Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”
- Projektvendimi “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet të pronësisë midis enteve pronare të rrugëve”
- Projektvendimi “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve të planit të veprimit për periudhën 2021-2027”
- Projektligji “Për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme”
- Raporti Vjetor për Financat Publike Vendore 2020
- Projektvendimi “Për miratimin e procedurave të ndarjes dhe përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”
- Projektvendimi “Për një shtesë në VKM Nr. 687, datë 29.07.2015, “Për miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve së bashku me relacionin shoqërues””.
- Projektvendimi “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve”.
- Projektvendimi “Për kriteret e hartimit të planeve të menaxhimit si dhe për përcaktimin e ekosistemeve, habitateve dhe llojeve të faunës së egër me status mbrojtjeje”.
- Projektvendimi “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tjerë”.

Në përfundim të mbledhjes, bashkëkryetari i Këshillit Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vetëqeverisje Vendore, Z.Aldrin Dalipi, vlerësoi punën intensive dhe të frytshme duke shtuar se “këto projektvendime do të jenë në pritje edhe të sugjerimeve që mund të shkojnë me shkrim pranë Këshillit, me qëllim përmirësimin e tyre dhe disa projektvendime në veçanti kanë ndikim të rëndësishëm për komunitetet dhe qeverisjen vendore.

Mbledhja u suportua nga projekti “Asistenca Teknike për Këshillin Konsultativ” të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane (URI).