Qarku Tirane

Takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri: Decentralizimi dhe Qeveritë Lokale për Ofrimin e Shërbimeve

Published at : 22/02/2021 - 10:55

Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve dhe Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi mori pjesë në një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Botërore mbi diskutimin e një detyre te re analitike dhe teknike të marrë nga Banka Boterore e cila përqendrohet në mënyrën më të mirë për të mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në avancimin e axhendes se saj te decentralizimit dhe forcimit të qeverisjes lokale.

Kjo detyrë analitike kërkon të mbështesin këtë axhendë përmes dy objektivave kryesore:
(i) identifikimin e kufizimeve detyruese në qeverine vendore për financimin e ofrimit te shërbimeve; dhe
(ii) identifikimin e fushave kritike për reforma politike dhe financimi për të çuar përpara axhendën e decentralizimit dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri.

Objektivat e misionit te Bankes Boterore janë:

• Takim me homologët përkatës të qeverisë për të diskutuar gamën e çështjeve përkatëse duke përfshirë: (i) mundësitë dhe sfidat kryesore për përmirësim e decentralizimit dhe ofrimin e shërbimeve në Shqipëri; dhe (ii) prioritetet e politikave dhe financimet e qeverisë në këtë fushë.

• Takim me palët e interesuara përkatëse, përfshirë donatorët, në mënyrë që: (i) të diskutojme rreth financimit e decentralizimit dhe mësimet e marra deri më sot; dhe (ii) për të identifikuar boshllëqet ku mund të jetë e nevojshme mbështetja e mëtejshme.

• Pajtim për pikat strategjike të hyrjes ku BB mund të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në axhendën e decentralizimit në vitet e ardhshme, përfshirë si pjesë të një operacioni të mundshëm të huazimit në të ardhmen.