Qarku Tirane

Takim online me Grupin Tematik të Decentralizimit

Published at : 24/06/2021 - 17:31

U diskutua për Raportin e monitorimit 2020 të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, i përgatitur nga Ministria e Brendshme me asistencën e projektit STAR 3.

Në këte takim u trajtua progresi, monitorimi dhe kalendari i planit të veprimit me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrive të Linjës me rekomandimet e Bankës Botërore, ku si përfaqësues i saj ishte Z.Simon Carl O’Meally.

Hartimi i raportit të monitorimit ka qenë një proces i asistuar nga projekti STAR 3, në të cilën Qeveria Shqiptare është bashkëfinancuese, së bashku me partnerët e zhvillimit Delegacioni I Bashkimit Europian, Ambasada Suedeze, Ambasada Zvicerane dhe UNDP.

Roli i Këshillit të Qarkut në procesin e Decentralizimit nëpërmjet sugjerimeve, monitorimeve dhe koordinimit me përfaqësues nga Qeverisja Vendore për hartimin e Draftit është aktiv.