Qarku Tirane

Takim me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Inspektoritatit të Pushtetit Lokal

Published at : 18/07/2021 - 14:14

Në selinë Qarkut Tiranë dhe të Shoqatës së Qarqeve të Shqiperisë u mikprit  delegacioni Inspektoritatit të Mbikqyrjes të Pushtetit Lokal të Republikës së Maqedonisë së Veriut kryesuar nga z.Sedat Ahmeti. Gjatë takimit znj. Matilda Hamzallari në emër të SHKQSH  dhe Këshillit të Qarkut Tiranë njohu miqtë me punën e zhvilluar nga niveli i dytë i qeverisjes vendore, aktet ligjore dhe nënligjore me të cilat organizohen dhe funksionojnë njësitë e vetqeverisjes përgjithësisht dhe përfaqësimi në këshillat lokal. Gjithashtu u fol dhe për eksperiencën e qarqeve në projektet europiane dhe bashkëpunimin me rajonet.

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut e konsideroi këtë takim të parë në Republikën e Shqipërisë me autoritetet vendore, si një formë ekspedite e cila do të sherbejë për marrjen e eksperiencave dhe praktikave me të mira ligjore,administrative dhe proceduriale.
Në takim ishte i pranishëm Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetqeverisjen Vendore z.Saimir Plaku.