Qarku Tirane

Inciativa Al-NURECC Plus dhe Tirana, kryeqyteti Europian i të rinjëve 2022

Published at : 05/07/2021 - 09:05

Iniciativa Al-NURECC plus që është rrjeti Jonian i Universiteteve, Rajoneve, Dhomave të Tregtisë dhe Qyteteve me financim nga Bashkimi Europian mbajti një takim online me të gjithë aktorët lokalë dhe rajonalë Europianë.

Mbledhja  online  u drejtua nga Sekretarja e Pergjithshme e Ogranizatës Ndërkombëtare CPMR, Znj. Eleni Marianou, me cilësinë e Koordinatores së Al-NURECC Plus dhe Z. Stavros Kalognomos, Koordinator për Komisionin e Ballkanit dhe Detit të Zi.  U prezantuan shumë projekte inovative për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e Zhvillimit e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Turizmit.

Tirana, kryeqyteti Europian i të rinjëve 2022, një event shumë i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Shqipërinë. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa ndihmën e të rinjëve.