Qarku Tirane

Forumi i Peste i EUSAIR – event online

Published at : 28/01/2021 - 10:59

Forumi i 5-të i Strategjisë së BE për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) u zhvillua në Beograd (Serbi) nën parullën "Forcimi i rezistencës së rajonit Adriatiko-Jonian përmes bashkëpunimit".

Sesionet plenare dhe tematike u përqëndruan në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër, reagimin rajonal ndaj krizës COVID-19, bashkëpunimin makro-rajonal në lidhje me kornizën strategjike dhe ligjore të BE-së pas vitit 2020, metodologjinë e re për zgjerimin dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe rimëkëmbjen e industrive kulturore dhe krijuese në rajon.