Qarku Tirane

Event online i Asamblesë së Përgjithshme të Komisionit Ndërmesdhetar

Published at : 09/07/2021 - 15:17

Komisioni Ndër-Mesdhetar i CPMR-së në bashkëpunim me rajonin Andalucía, zhvilluan online sot, Asamblenë e Përgjithshme të CPMR.
Gjatë këtij takimi të Asamblesë së Përgjithshme, diskutimet u përqendruan në ekonominë blu dhe të gjelbërt me synimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike në rajon, dhe gjithashtu në perspektivën dinamikës së bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Debatet zhvilluan më tej reagimin ndaj komunikimeve më të fundit të Komisionit Evropian në lidhje me Fqinjësinë e Jugut (JOIN (2021) 2 finale, diskutuar gjatë Byrosë tonë Politike) ekonominë blu dhe të gjelbërt (COM (2021) 240 finale, botuar së fundmi).
Ky edicion çeli gjithashtu fillimin e Çmimeve të Dialogut Ndërkulturor, të sponsorizuar nga Rajoni i Andaluzisë, për të cilën Rajonet tona do të kërkohen mbështetje dhe pjesëmarrje.