U zhvillua të enjten, datë 31 janar 2019 mbledhja e Këshillit Konsultativ “Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore”e cila u kryesua nga Zv/Ministrja e Brendshme zonja Romina Kuko me bashkëkryetar zotin Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Gjatë fjalës së tij kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, zoti Dalipi theksoi se fokusi i kësaj tryeze janë; shërbimet sociale, çështjet e strehimit, financat vendore, mbrojtja e mjedisit etj.
Ai vlerësoi profesionalizmin zëvendësministren Romina Kuko për bashkëdrejtimin e tryezës dhe theksoi se adresimi i kryebashkiakutVeliaj është me rëndësi për sfidat e vendoreve.
Pjesë e kësaj mbledhjeje të parë për vitin 2019 ishte dhe zoti ErionVeliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht dhe Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore.
Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin.
Çfarë u prezantua në takim?
1) Projektligj “Për mbrojtjen e faunës së egër “I ndryshuar”;
2) Projektvendimin “Për kriteret dhe mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur mjedisore”;
3) Projektvendim “Për procedurat dhe rregullat për kthimin dhe riatdhesimin e fëmijëve të pashoqëruar”;
4) Projektvendim “Metodologjia e Financimit të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”; Prezantime të projekteve rinore:
5) Z. Arlind Kullolli prezanton: Heronjtë me Mantel të Bardhë;
6) Znj. EmanuelaMeci prezanton: Një Durrës që pedalon;
7) Z. Lusien Beci prezanton: Qendër Shërbimesh në mbështetje të grave kryefamiljare;
8)Projektvendimin “Për disa ndryshime në VKM nr.132, datë 07.03.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së takuseshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës se taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”;
9) Prezantim mbi Buxhetin Vendor 2019 dhe ndryshimet kryesore në sistemin e financave dhe taksave vendore;
10) Projektvendim “Për përcaktimin e procedurave të zhvendosjes dhe të bashkëpunimit institucional”;
11) Projektvendim “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”;
12) Projektvendim “Për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit, për subvencionimin e qirasë, kriteret e dhënies dhe mënyrën e llogaritjes së subvencionit të qirasë”;
13) Projektvendim “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi, në subvencionimin e qirasë nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së subvencionit”.