I ftuar në Top News në emisionin “Zona Zero” Kryetari i Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi foli për sfidat dhe projektet e reja për Tiranën.
Gjatë intervistës së tij ai vuri theksin se Tirana në 4 vite nuk ka patur rritje taksash dhe tarifash për qytetarët, solli në fokus transformimin e Parkut të Liqenit, shtimin e korsive të biçikletave dhe përmirësim e transportit publik.
I pyetur për projektet e reja z. Dalipi përmendi Projektin e Piramides si Qendra më e madhe e Teknologjisë dhe Inovacionit në rajon.
“Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Tirana ka marrë plot tituj që e bëjnë zhvillimin e saj të pandalshëm” u shpreh Kryetari Qarkut Tiranë.