Zhvillohet Konferenca e Nivelit të Lartë “Turizmi i Qëndrueshëm si një shtytës strategjik për rritjen e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit dhe zonave malore të tij” i cili eksploroi rolin e turizmit të qëndrueshëm duke kontribuar në rimëkëmbjen industriale dhe shoqërore pas pandemisë të rajonit të Adriatikut dhe Jonit, gjithashtu duke iu referuar sfidave dhe mundësive për zonat malore.
Gjithashtu u zhvillua ne diten pasuese Forumi IV i Organizatave Rinore të Adriatikut dhe Jonit (AIYOF4) i cili u fokusua në “Aftësitë e të rinjve për një rajon inovativ, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të Adriatikut dhe Jonit” dhe diskutuan mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në EUSAIR. Pas punës dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë edicioneve të mëparshme, AIYOF4 diskutoi mbi kontributin e veçantë të Rrjetit Rinor të Adriatikut Jon (AIYN).
AIYN është një nismë e hapur e AIE dhe disa Organizatave Rinore të Adriatikut Jon, që synon të rrisë përvetësimin e EUSAIR nga të rinjtë dhe angazhimin e tyre në Strategji si palë të interesuara.
Eventet u ogranizuan nën përkujdesjen e Zv.Presidentit te Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi.
Krah për krah me AIYOF4, një ngjarje anësore për përfshirjen e të rinjve të Ballkanit Perëndimor në Bashkëpunimin Territorial Evropian u organizua nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.