Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj ishin sot në Katedralen e Shën Palit nga ku uruan besimtarët e krishterë festën më të madhe të Kishës Katolike.
Kryebashkiaku ndau lajmin se së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do të vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, i cili do jetë një vend lutjeje për të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë.
Qarku Tiranë i uron të gjithë besimtarëve katolikë: Gëzuar Pashkët për shumë vjet!