11 Shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë ku qeveria e Sulejman Delvinës u vendos në Tiranë. Qeveria e asaj kohe u prit ngrohtë nga populli i Tiranës, që u ndjenë krenarë që qyteti i tyre u bë qëndra e Shqipërisë.
Sot, për 102-vjetorin e Tiranës Kryeqytet, përfaqësues të Këshillit të Qarkut Tiranë, Bashkisë Tiranë dhe Prefekturës së Qarkut Tiranë kryen homazhe tek memoriali në Qafë Kashar për nder të delegatëve të Kongresit të Lushnjes që u pritën pikërisht në këtë vënd nga populli i Tiranës.
Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin dhe përpjekjet e tyre për gjithçka bënë që Tirana të niste rrugëtimin e saj si kryeqendra e zhvillimit shqiptar.
Ky 102-vjet i Tiranës kryeqytet është shumë i veçantë dhe domethës pasi e gjen Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.