Qarku Tirane

Shtesa natyrore e popullsisë, norma më e lartë në Qarkun e Tiranës

 

Treguesit demografikë të popullsisë në vendin tonë, flasin për një rritje natyrore në Qarkun bazuar në të dhënat e Instat për Janarin e vitit 2018.

Karakteristikat demografike të popullsisë janë një tregues i rëndësishëm i situatës në një fushë të caktuar po edhe si një tregues i proceseve ekonomike, sociale, politike apo të çdo procesi tjetër që zhvillohet në atë zonë.

Krahasuar me vitin 2017, në vitin 2018 kemi një rritje të popullsisë në Qarkun e Tiranës me 3%.

Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje, të cilat shënojnë rënie me 14,1 % në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.137 vdekje, me një rënie prej 8,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

 

file:///C:/Users/user/Doënloads/treguesit-demografik-t3-2018.pdf

Image: