Qarku Tirane

Bashkepunimi Nder-Rajonal

“Regjistrimi i bizneseve dhe aktiviteteve inovative ne territorin e Qarkut Tirane ” projekt, i cili ka per qellim kryesor percaktimin e fushave ku parashikohet te nderhyhet me projekte dhe investime zhvilluese duke perdorur si burimet e brendshme ashtu edhe fondet e jashtme per inovacionin. Evidentimi dhe listimi ne format elektronik me mundesi perditesimin e tyre, krijimi i kontakteve te perhershme jep mundesine e krijimit te mevonshem te nje rrjeti inovacioni ne rang qarku dhe stimulimin e tij.

Nepermjet procesit te “Azhornimit topografik te Kafes se Xhafes, fshati Ibe, Berzhite” do te kryhet mbulimi i zones se mesiperme me harte topografike. Hartimi i hartes topografike do te jape nje paraqitje te sakte te vendosjes se pronave . Kjo do te ndihmoje pajisjen e banoreve me kartelen e pronesise.

Realizimi i nje studimi domosdoshem eshte dhe ai per “Shtimin e Ullirit, Arroreve dhe Pemtarise ne Komunen Sinaballaj” per specifikimin e kulturave sipas zonave dhe kushteve klimatiko –tokesore gje qe do ti jape nje shtyse te fuqishme zhvillimit te bujqesise ne kete zone dhe profilizimit te saj.