Qarku Tirane

Mjedis

 

Potenciali i Tokës në Qarkun e Tiranës

Qarku i Tiranës ka në territorin administrativ 56 mijë ha tokë bujqësore, nga këto rreth 15 mijë ha vlerësohen të një cilësie te mirë, me aftësi të larta prodhuese dhe klasifikohen sipas studimeve te bonitetit nga kategoria e parë deri në kategorinë e katërt.

Kryesisht, kjo sipërfaqe shtrihet në ultësirën e Kavajës dhe Rrogozhinës si dhe në një pjesë të territorit të Bashkisë Tiranë.

Flora dhe Fauna në Bashkinëe Tiranës

Pas studimeve, vihet re se 2/3 të llojeve te faunes që gjenden në Shqipëri ndodhen edhe në arealin e Bashkisë së Tiranës 133 lloje të faunës që konsiderohet në mbrojtje janë të kërcënuara për mbijetesë.

Ndër rreziqet kryesore të faunës në hapësirën e Bashkisë Tiranë mbeten vrasja dhe përndjekja e kafshëve, gjuetia, copëzimi dhe humbja e habitatit, kullotja, zjarret, veprimtaritë industriale si dhe aktivitete të pa licensuara. Krahas këtij fakti ka shumëllojshmëri faune në Bashkinë e Tiranës si shpendët në lloje të larmishme, gjitarët, zvarranikët, amfibët dhe insektet. Pothuajse 2/3 e llojeve me status përkujdesje globale janë gjitarët, 7 prej të cilëve janë lakuriq nate, banorë të shpellave. Kjo evidenton rëndësinë e Shpellës së Zezë (Pëllumbasit) si vendstrehimi kryesorë i lakuriqit të natës.

Në lidhje me florën, në Bashkinë Tiranë janë identifikuar rreth 655 lloj bimësh, shifër që përfaqëson rreth 20% të florës në gjithë Shqipërinë. Rreziku që ekziston, në këtë rast ka të bëjë me moszbatimin e kritereve teknike gjatë procesit të grumbullimit të bimësive, kullotja dhe zjarret si dhe mungesa e informimit dhe sensibilizimit të komunitetit.

http://aprtirana.al/pyje-dhe-kullota/flora-dhe-fauna-e-tiranes/

Image: