Qarku Tirane

Vlerësimi i dëmeve të emergjencave / Aldrin Dalipi: Angazhim pa orar për t’i shërbyer qytetarëve tanë

Published at : 12/10/2019 - 19:44

Kryetari Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me grupin që trajton vlerësimin e emergjencave në nivel të qarkut si pasojë e tërmetit të fundit.

Dalipi vlerësoi se kërkohet angazhim maksimal në trajtimin e çdo kërkese të ardhur nga bashkitë.

Vetëm Bashkia Tiranë deri tani ka paraqitur 200 kërkesa për vlerësim dhe numri i tyre pritet të shkojë në 800, ndërkohë që evidentimi i problematikave është kryer në fazën e parë nga njësitë administrative pranë bashkive.

Puna juaj pa orar dhe në fundjave gjithashtu duhet të synoj trajtimin me korrektësi të çdo kërkese për qytetaret.

T’i jepet zgjidhje çdo problematike të vështirë në bashkëpunim të ngushtë me njësitë administrative dhe bashkitë.

Qytetarët që janë dëmtuar meritojnë shërbim korrekt,” tha kreu i institucionit të qarkut.

Administrata e Këshillit të Qarkut ka detyrimin ligjor të bëj vlerësimin financiar të dëmeve në përputhje me procedurat e përcaktuara për këto raste.

Më pas ky dokumentacion iu përcillet bashkive që i miratojnë në Këshillat Bashkiakë përkatës.

Në 4 vitet e fundit ky proces është kryer me përgjegjësi të plotë nga Qarku i Tiranës duke ndikuar në mbarëvajtjen e këtij procesi në territor.