Qarku Tirane

Vizitë në zyrat e projektit “ALO 116 111”, Këshilli i Qarkut Tiranë mbështet projektin prej më shumë se një viti

Published at : 04/06/2020 - 16:43

Ditën e sotme u organizua një vizitë në zyrat e projektit të Linjës Kombëtare te Telefonit për Fëmijë – ALO 116 111. Vizita kishte si për qëllim raportimin e të dhënave të vitit 2019, diskutimi i rasteve të ndryshme të telefonatave të fëmijëve apo adoleshentëve të cilët telefonojnë për këshillim dhe marrje informacioni.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues nga Bashkia Tirane, Këshilli i Qarkut Tiranë dhe UNICEF, ku u fol për rolin e tyre si partner në këtë projekt.

Zv. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Tiranë, Nertila Ndreu shprehu falënderimet për drejtuesit dhe skuadrën e projektit por edhe të partnerëve të tjerë të cilët mbështesin misionin e “Alo 116 111”.

Projekti “ALO 116 111 është një mekanizëm kryesor në raportimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve” zbatuar nga Linja e Kombëtare e Telefonit për Fëmijë në Shqipëri dhe që ofron shërbime nëpërmjet një sistemi të linjës telefonike që vepron 24/7 nëpërmjet dy numrave 116 111 dhe 116 000.

Kjo linjë telefonike është pa pagesë. ALO 116 111 është një organizatë jofitimprurëse misioni i së cilës është mbrojtja e fëmijëve.

Stafi profesional dhe me përvojë është në gjendje të ofrojë këshillim, ndihmë dhe mbështetje për fëmijët që vuajnë nga abuzimi.