Qarku Tirane

Tirana ndez dritat e festave të fundvitit - fton qytetarët për solidaritet njerëzor

Published at : 09/12/2017 - 10:19

Mbrëmjet e 6 dhe 7 dhjetorit shënuan ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjeve dhe dekorimeve festive të kryeqytetit.

Ky vit e gjen Tiranën me dy sheshe festive, të hapura e dekoruara për qytetarët e çdo moshe, sheshi 'Skënderbej' dhe sheshi kreativ i Pazarit të Ri.

Shtëpizat-dyqane të vendosura në të dy sheshet kanë krijuar atmosferë të ngrohtë ndërsa shërbejnë ushqime e pije të stinës dhe promovojnë bizneset lokale e ato sociale në qytet e rajon.

Kryebashkiaku Veliaj dhe liderë të tjerë vendorë gjatë ceremonive të shkurtra e të ndjera të ndezjes së dritave festive ftuan qytetarët e Tiranës të ndajnë të mirat e tyre festive me më pak të mundurit, ata që vuajnë varfërinë e pasojat e përmbytjeve të pak ditëve më parë.

Gëzuar Festat Tiranë!