Qarku Tirane

Tërmeti, mblidhet Shtabi i Emergjencave, solidaritet me qytetarët dhe masa për të menaxhuar situatën

Published at : 27/11/2019 - 20:03

Në ambientet e Këshillit të Qarkut Tiranë u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile ku ishin të pranishëm zv. Ministria e Brendshme Znj. Romina Kuko, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Z. Aldrin Dalipi, Prefektja e Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari si dhe përfaqësues të 5 Bashkive të Qarkut si dhe të institucioneve që janë pjesë e Komisionit të Qarkut të Emergjencave Civile.

Në këtë takim që u drejtua nga Prefekti i Qarkut u diskutua për masat emergjente për të përballuar situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmetet si dhe u dha një pasqyrë për situatën e dëmtimeve për çdo Bashki.

Kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi gjatë fjalës së tij bëri thirrje për solidaritet me të gjithë banorët e prekur nga tërmeti dhe kërkoi një koordinim me Institutin e Ndërtimit që inxhinierët të jenë në terren për të parë dhe vlerësuar çdo objekt të dëmtuar.

Për sa më sipër, u vendos që Bashkia Tiranë të ketë pika kontakti nga njësitë administrative për t`ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Bashkia Vorë do të ketë 2 qendra pritëse në Vorë e në Marikaj të cilat do të jenë njëkohësisht dhe qendra sociale.

Në Bashkinë Kavajë janë ngritur 10 çadra në një qendër pritëse ku u vendos të ketë dhe 5 specialistë shpëtim kërkimi.

Në Bashkinë Kamëz u vendos të hapen 2 qendra pritëse ne stadium dhe ne Paskuqan.

U bë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për solidaritet në këtë kohë të vështirë, të ruajnë qetësinë e ti drejtohen numrave të policisë së shtetit 112.