Qarku Tirane

Shoqata e Qarqeve në Shkodër me përfaqësuesit vendorë, nisin konsultimet me këshilltarët

Published at : 13/09/2019 - 18:52

U zhvillua në qytetin e Shkodrës workshop-i mbi projektin e rishikimit të draft-rregullores së këshillit bashkiak ku kishte përfaqësues nga Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, Agjencia për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore, projekti Bashki të Forta, nga Prefekti i Qarkut Lezhë dhe Shkodër, anëtar të Qarkut Lezhë dhe Shkodër si dhe këshillat bashkiak të qarqeve përkatës.

Në takim, pjesëmarrësit u njohën me draft rregulloren për këshillin bashkiak dhe diskutuan kryesisht në aspektin e domosdoshmërisë për një rregullore të tillë dhe sidomos u identifikuan risitë që sjell ky draft në mirë funksionimin dhe rritjen e rolit të këshillit bashkiak.

U theksuan veçanërisht rritja e funksioneve në vendimmarrje, në mbikëqyrje dhe si organ përfaqësues. Takimi ishte me interes dhe u realizua si bashkëbisedim i frytshëm.

Drejtoresha e Shoqatës se Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë znj. Elidiana Canaj vlerësoi këtë proces të rëndësishëm për funksionimin e këshillave vendor.

Gjithsesi pjesëmarrësit do të përcjellin mendimet, sugjerimet e tyre edhe me shkrim.

Por aty u theksua që ka nevojë të parashikohen edhe sanksione për rastet kur konstatohen shkelje ligjore apo edhe në rregullore.

Vërejtjet, sugjerimet, propozimet do të reflektohen në draft te përfaqësuesit e projektit Bashki të Forta, hartuesit e draftit dhe SHKQSH. Në fund, dokumenti përfundimtar do të jetë punë e përbashkët e AMVV dhe SHKQSH.