Qarku Tirane

Shoqata e Qarqeve në Gjirokastër me partnerët zviceranë; Nis konsultimet me këshilltarët për pjesëmarrjen dhe nismat qytetare në qeverisjen vendore

Published at : 24/02/2020 - 18:28

U zhvillua në qytetin e Gjirokastrës workshop-i mbi vlerësimin e draft-rregullores "Për peticionet, ankesat, kërkesat dhe nismat qytetare".

Takimi u moderua nga drejtoresha e Shoqatës znj.Elidiana Canaj si dhe morën pjesë të zgjedhur lokalë nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Fier.

Drafti i rregullores ishte përgatitur nga ekspertët e projektit Bashki të Forta. Ishin të pranishëm z. Fatlum Nurja si edhe koordinatorët e qarqeve respektive për këtë projekt.

Vërejtjet, sugjerimet, propozimet do të reflektohen në draft te përfaqësuesit e projektit Bashki të Forta, hartuesit e draftit dhe SHKQSH.

Në fund, dokumenti përfundimtar do të jetë punë e përbashkët e AMVV dhe SHKQSH.

Ndërkohë takimi i radhës do të jetë në Qarkun e Beratit në ditët në vijim mbi të njëjtën tematikë.