Qarku Tirane

Një ditë ndryshe me 30 fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës në fshatin SOS

Published at : 27/12/2015 - 18:13

Me rastin e festive të fundvitit, Kryetari i Qarkut dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi dhe anëtarë të Këshillit vizituan Shtëpinë e Foshnjës në fshatin SOS ku qëndrojnë 30 vogëlushë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kaluan disa orë nën shoqërinë e fëmijëve duke dhuruar dashuri, ndërsa shpërndanë edhe dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Dalipi u shpreh: ”Ditët e festave të fundvitit është bukur kur kthehen në ditë të solidaritetit dhe dashurisë njerëzore për këdo që ka nevojë. Në shtëpinë e fëmijës, ndodhen gati 30 fëmijë të braktisur nga prindërit por stafi bën të pamundurën t’iu rrijë pranë në çdo ditë të vitit, ndaj i falënderojmë ata për përkushtimin dhe ju urojmë të gjithëve gëzuar Vitin e Ri”.