Qarku Tirane

Nisma “E hëna në kinema”, të rinjtë e “Arben Brocit” në Imperial

Published at : 16/12/2015 - 16:06

Ashtu siç ishte premtuar që pa ardhur muaji i festave, e hëna ishte për të rinjtë në kinema.

Kjo iniciativë e Këshillit të Qarkut të Tiranës, u realizua dhe këtë të hënë.
Ishin të rinjtë e shkollës “Arben Broci” në kryeqytet, ata që patën mundësinë të shijojnë një ditë ndryshe, larg ambienteve rutinore dhe rrjeteve sociale.

E konsideruar si një mundësi e mirë që të rinjtë të jenë më të socializuar e larg veseve, Qarku i Tiranës në bashkëpunim me rrjetin e kinemave Imperial, mundësoi që të hënat e muajit të festave t’i rezervojë për të rinjtë në kinema.

Kreu i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, zoti Aldrin Dalipi që ishte bashkë me të rinjtë në kinema, u shpreh se “kjo është një mundësi e mirë që të rinjtë të zgjedhin kinemanë. Edhe pse duket një risi, vende europiane e praktikojnë shumë dhe ka sjellë impakt të madh tek të rinjtë për te qenë më afër artit të kinemasë”.

Sipas zotit Dalipi kjo është një nevojë që të rinjtë duhet ta kthejnë në pjesën e tyre të jetës së përditshme. Janë dhe dy të hëna të dhjetorit që do të jenë për të rinjtë e shkollave të qarkut të Tiranës, para se të ndërrojnë vitet.

Kjo ide erdhi si dëshirë e mirë që të rinjtë të jenë më afër artit, më larg smartphone, apo kafeneve rutinore. E po kështu është një dëshirë për një vit të ri të mbarë dhe sa më afër njëri-tjetrit.