Qarku Tirane

Ngrihet flamuri në Tiranë, festohet 106-vjetori i Pavarësisë

Published at : 27/11/2018 - 19:59

Tirana përkujtoi 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshin simbol të shqiptarëve, sheshi “Skënderbej”, nën tingujt e Bandës frymore të Tiranës dhe 400 nxënësve të cilët kënduan Himnin Kombëtar, u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe qytetarë të shumtë të kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me dy fëmijë, ngriti simbolikisht flamurin në një ceremoni të shënjuar nga mijëra tullumbace kuq e zi dhe uroi të gjithë shqiptarët Gëzuar 28 Nëntorin, 106 Vjetorin e Pavarësisë.

Mandej, Veliaj tha se historia ka treguar se pavarësisht minorancave të zhurmshme, progresi i Tiranës dhe i vendit nuk do të ndalet.