Qarku Tirane

Ndryshim rrënjësor i situatës së infrastrukturës shkollore në Kamzë

Published at : 15/09/2019 - 20:16

Këshilltarët e Qarkut që përfaqësojnë Kamzës me kreun e institucionit vlerësojnë punën për vitin e ri shkollor

Në vigjilje të nisjes së vitit të ri shkollor kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi vizitoi shkollën 9-vjeçare “Hilary Clinton” në Kamzë.

Ai pa nga afër masat që ka marr pushteti vendor për nisjen normalisht të vitit të ri mësimor.

Zoti Dalipi vlerësoi punën e bërë nga kryebashkiaku i ri për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Në një prononcim për mediat ai tha se kemi rritje të investimeve në infrastrukturë.

“Ka një ndryshim shumë të dukshëm nga e kaluara, sepse sivjet është bashkia që ka bërë punën dhe gjithë infrastrukturën shkollore, ndryshe nga vitet e mëparshme kur kanë qenë mësuesit që kanë kontribuuar për të lyer shkollën dhe për ta mirëmbajtur,” u shpreh kryetari i Qarkut Tiranë.

Kryetari i Qarkut shoqërohej në takim nga nënkryetarja e këtij institucioni, Nertila Ndreu dhe këshilltarë të Kamzës që janë pjesë e Këshillit të Qarkut të Tiranës.

Viti ri mësimor nis të hënën më 16 shtator, ndërsa në qarkun e Tiranës janë marrë masa për sa i përket sigurisë në shkolla, por dhe kontrollit të qarkullimit rrugor.

http://www.oranews.tv/article/sezoni-i-ri-shkollor-dalipi-inspektim-ne-s...