Qarku Tirane

Ndarja e tokës bujqësore, shqyrtohen 200 kërkesa nga Qarku i Tiranës

Published at : 01/11/2017 - 19:13

Komisioni i shqyrtimit të kërkesave të Njësive Administrative, i ngritur me urdhër të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi në shtator të këtij viti ka shqyrtuar rreth 200 kërkesa nga bashkia Vorë dhe njësitë administrative Ndroq dhe Vaqarr të Qarkut Tiranë.

Komisioni i ngritur në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave ka përgatitur gjithë materialin hartografik përkatës në bazë të të cilit është realizuar ndarja e tokës bujqësore.

Komisioni shqyrtoi përputhshmërinë e materialit hartografik të përgatitur, me vijat kufizuese të ndërtimit të fshatit apo qytetit.

Krahas punës intensive të Komisionit, Këshilli i Qarkut Tiranë është në komunikim të vazhdueshëm me gjithë bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse si dhe institucionet e ngarkuara me VKM për ndjekjen e këtij procesi, mbi vijimësinë dhe plotësimin e mangësive në kërkesat. Kjo i hap rrugë vazhdimit të procedurave ligjore nga bashkitë përkatëse për plotësimin e AMTP-ve të reja.