Qarku Tirane

Mirëpritet vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për ngritjen e memorialit për Dëshmorët e “4 Shkurtit”

Published at : 04/02/2019 - 20:25

Sot mbushen 75 vjet nga masakra e "4 Shkurtit" në Tiranë.

Në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj masakre, në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet u përkujtua kjo ngjarje ndër më të rëndat gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për ngritjen e një memoriali për këtë ngjarje.

Ishte kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranë, z. Aldrin Dalipi, i cili në takimin me veteranë dhe familjarë të dëshmorëve dha lajmin se masakra e 4 shkurtit do të ketë një vend ky do të përkujtohet me nderim çdo vit.

“Ditë kujtese në gjimnazin ”Qemal Stafa”për 84 të rinj e të reja të vrarë në një masakër të pashembullt 75 vjet më parë. Mirëpritet vendimi i Këshillit Bashkiak me propozimin e Erion Veliaj për memorialin e “4 Shkurtit”. Tashmë koha të punojmë të gjithë sëbashku për Tiranën europiane”, u shpreh zoti Dalipi.

Ai theksoi se autoritetet e vendit e kanë në vëmendjen e tyre nderimin e dëshmorëve të LANÇ!