Qarku Tirane

Mbyllet faza e parë e projektit "Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendor"

Published at : 29/08/2020 - 12:25

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë mbyll fazën e parë të projektit "Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendor" në bashkëpunim projektin zviceran me Bashki të Forta, mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Projekti u zhvillua në 12 Qarqet e Shqipërisë duke nisur me Qarkun e Dibrës dhe së fundmi në Shkodër, ku për dy muaj pjesëmarrësit u trajnuan mbi tre modulet si Rregullorja e Brendshme e Këshillit Bashkiak, Konsultimet Publike, Planifikimi i aktiviteteve dhe Buxheti i Këshillit bashkiak.

Takimet janë zhvilluar nën kujdesin e Kryetarëve të Qarqeve përkatës si dhe me pjesëmarrjen e Kryetarë, Sekretarë dhe anëtarë të Komisioneve të përhershme të Këshillave Bashkiakë dhe përfaqësues nga Institucioni i Prefektit të qarkut përkatës.

Gjatë seminareve u theksua se roli i këshilltarëve vendorë është i rëndësishëm për demokracinë lokale dhe përfaqësimin e zërit të qytetarëve përmes respektimit të mekanizmave ligjore e institucional.

Objektivat e këtij workshopi ishin krijimi i rrjetit rajonal të të zgjedhurve vendor, rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve si dhe Identifikimi i praktikave, modeleve të suksesshme, por dhe sfidat për zgjidhje të problemeve në këtë drejtim.