Qarku Tirane

Mblidhet në Mostar Asambleja e Përgjithshme e 16 e Eurorajonit Adriatiko-Jonian

Published at : 17/07/2019 - 11:59

Në Mostar të Bosnje-Hercegovinës u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e 16-të e Eurorajonit Adriatiko-Jonian me fokus në çështjet e turizmit, projektet europiane në këtë drejtim si dhe aktiviteti i të rinjve në zonën Adriatiko-Joniane.

Politikës së kohezionit dhe bashkëpunimit territorial iu dha një rëndësi në diskutimet e Asamblesë dhe siç u shpreh Presidenti i Eurorajonit Adriatiko-Jonian z.Nikola Dobroslavic “Politika e kohezionit do të ndihmojë rajonet të cilat duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian nëpërmjet projekteve të përbashkëta si dhe bashkëpunimit territorial”.

Në Asamble u diskutuan dhe miratuan dokumente si: Raporti i aktivitetit dhe buxhetit për vitin 2018, Plani financiar dhe i aktiviteteve, kalendarit të eventeve për vitin 2019, Përcaktimi i tarifës vjetore të anëtarësimit për vitin 2019, Ratifikimi i Deklaratës së Athinës për Komunitetin e Turizmit të Qëndrueshëm Interreg Med, Ratifikimi i Aleancës së Bashkëpunimit Mesdhetar, Caktimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Eurorajonit Adriatiko-Jonian si dhe çdo çështje tjetër.

Në miratimin e Raportit të Aktivitetit 2018 ishte e përfshirë dhe pjesëmarrja e zv.Presidentit të AIE z.Aldrin Dalipi në Takimin me Miqtë EUSAIR dhe Task Forcen Adriatiko-Joniane të CPMR-së Maj 2018, Asamblenë e përgjithshme të CPMR në Madeira Tetor 2018 dhe serinë e eventeve AI-NURECC në Tiranë Nëntor 2018.

Në kalendarin e eventeve për vitin 2019 u përfshi dhe Forumi AI-NURECC i Organizatave Adriatiko-Joniane Rinore, aktivitet që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit.

Në rekomandimet e Politikave për Turizmin e Qëndrueshëm të përpunuara nga Projekti: Blue Tour Med_C3 MED nga presidenca u theksua promovimi i modeleve alternative të turizmit për të zvogëluar presionin në Rajonin Mesdhetar.