Qarku Tirane

Mblidhet Këshilli i Qarkut Tiranë, miratohet buxheti për vitin 2016

Published at : 17/02/2016 - 14:29

Më datë 12 shkurt 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit të Qarkut  Tiranë, e cila u thirr dhe u drejtua nga kryetari i Qarkut, z. Aldrin Dalipi.

Një nga pikat më të rëndësishme ishte miratimi i buxhetit për vitin 2016, i cili mori votat e të gjithë anëtarëve.

Kryetari i Qarkut është shprehur se në dallim nga vitet e mëparshme ky buxhet do të orientohet drejt projekteve që do të zhvillohen zonat e ndryshme të bashkive të Qarkut të Tiranës.

Ndërkohë, Këshilli i Qarkut ka miratuar dhe dhënien e titullit Mirënjohja e Qarkut për 4 komunitetet fetare me rastin e 26-vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri si dhe Shoqatës “Tirana” në kuadrin e 96- vjetorit të krijimit të Tiranës si kryeqytet.