Qarku Tirane

Masat ndaj koronavirusit/ Mbyllen institucionet arsimore për dy javë, ndërpriten lidhjet ajrore e detare me Veriun e Italisë

Published at : 09/03/2020 - 16:52

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot do të mbyllen institucionet arsimore për një periudhë dy javore si dhe do të ndërpriten lidhjet direkte ajrore apo detare me veriun e Italisë deri në datën 3 prill.

Gjatë mbledhjes së qeverisë ku po diskutohet mbi masat e ndërmarra për përballimin e situatës, Rama tha se ne që në momentet e para të shfaqjes së koronavirusit në botë, e kemi marrë shumë seriozisht situatën e jemi të përgatitur më së miri.

Çdo gjë, u shpreh ia, kryhet sipas planit të konsultuar dhe të vënë në tryezën e shtetit mbi bazën e protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, deklaroi Rama.

“Në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH për të vënë në lëvizje në këtë fazë janë pezullimi i fluturimeve direkte apo lidhjes detare me veriun e Italisë deri në datë 3 prill, si dhe mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore dhe pastaj do të bëhet edhe vlerësimi në proces”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama vuri në dukje se mbyllja e institucioneve arsimore bëhet, jo se kjo është kategoria më e kërcënuar, por duhet kuptuar se të rinjtë apo fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë e mblidhen së bashku, janë bartës e mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët edhe pse për ata vet virusi nuk shfaqet kërcënues “Për këtë arsye ne besojmë se është moment të mbyllim institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive të aktiviteteve kulturore deri në datë 3 prill për të pare dinamikën e këtij zhvillimi”, tha Rama.

Disa nga masat e marra sot në mbledhjen e qeverisë janë si më poshtë: