Qarku Tirane

Kryetari i Qarkut Tiranë uron besimtarët për festën e Bajramit

Published at : 14/08/2019 - 18:43

Kryetari i Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi i është bashkuar përcjelljes së urimeve me rastin e festës së Kurban Bajramit në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Shqipëri.

Sëbashku me kryebashkiakun Erion Veliaj u pritën nga drejtuesi i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu.

Vizita vijoi në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uruan festën kreut të besimtarëve bektashinj në vendin tonë, Baba Edmond Brahimaj.

Z. Dalipi uroi më pas nëpërmjet medias duke thënë se” Urojmë sot besimtarët e Tiranës, Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Vorës për festën e Kurban Bajramit. Zoti na ka bashkuar të gjithëve në këtë rrugëtim sëbashku për të dhënë më të mirën, për më shumë solidaritet dhe ndihmë për njerëzit në nevojë!”

Në një reagim në rrjetin social Twitter z. Dalipi vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për iniciativën për t’ju shërbyer njerëzve në nevojë në këtë ditë në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhiu” duke u shprehur “Disa mund ta thonë me fjalë dhe mirë bëjnë por e vërteta është që në 4 vitet e fundit Tirana u bë solidare në mbështetje të njerëzve në nevojë si asnjëherë më parë .Sot, kur kthejmë kokën pas, jemi krenar për kryeqytetin tonë. Flm @erionveliaj @BashkiaTiranë për shembullin tuaj!”