Qarku Tirane

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Dalipi përshëndet çiklistët pjesëmarrës në garën “Trofeu Tirana”

Published at : 17/11/2017 - 22:56

Në nder të ditës së çlirimit të kryeqytetit, 70 çikliste dhe çiklistë nga kategoritë Veteranë, Elite U23, Junior dhe Katede Femra Elite, morën pjesë në garën simbolike “Trofeu Tirana” organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

“Është entuziazmuese të shohësh interesin dhe angazhimin sidomos të të rinjve e të rejave në sportin e çiklizmit, një disiplinë olimpike ku Shqipëria premton shumë” tha zoti Dalipi në ceremoninë e finishit të kësaj gare simbolike.

Kjo garë prej 52 km që filloi në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, deri në Gracen dhe kthim, “Trofeu Tirana” ishte një ndër aktivitetet e shumta dhe më dinamiku, në nderim të ditës së çlirimit të kryeqytetit.