Qarku Tirane

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë i bashkohet nismës “Duar, zemër, qytet i ngrohtë”

Published at : 23/01/2019 - 11:15

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi i bashkohet nismës “Duar, zemër, qyteti ngrohtë” të organizatës EkoMendje.

Nisma vullnetare ishte për të shërbyer çaj të ngrohtë të gjithë punonjësve që kujdesen për pastërtinë e kryeqytetit, veçanërisht në netët e ftohta të Janarit.

Bashkë me grupin e vullnetarëve, z.Dalipi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për punën e tyre të palodhshme kundrejt temperaturave të ulëta.

https://www.facebook.com/EKOMendje/videos/539358349909318/