Qarku Tirane

Kryeqyteti mirëpriti Maratonën e Tiranës, morën pjesë mbi 2500 garues nga 40 shtete të botës

Published at : 08/10/2018 - 13:32

Kryeqyteti ka mirëpritur me sukses, për të tretin vit radhazi, Maratonën e Tiranës, duke e kthyer në një traditë të bukur organizimin e një prej garave më të vjetra dhe masive në botë.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj, nga 40 shtete të ndryshme, garuan në tre kategori: “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Në kategorinë “Half Marathon” (21, 0975 km) fitues u shpallën Abel Kibet Rop nga Kenia dhe rekordmenia shqiptare, Luiza Gega.

Ndërkohë, Nelson Kipkogei nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia, ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”. Bledar Suxha u shpall fitues i garës për personat më aftësi të kufizuara, We Too.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa i dorëzoi çmimin fitueses së garës prej 21 kilometra për femra, Luiza Gegës, u shpreh se Tirana fitoi gjithashtu garën e saj sa i përket organizimit dhe festës sportive.

Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, i cili dorëzoi trofeun e një prej fituesve e cilësoi eventin si një moment që i jep energji pozitive qytetit.

Ai falënderoi pjesëmarrësit në garë dhe vlerësoi punën e Bashkisë dhe kryebashkiakut për organizimin. Maratona e Tiranës është një ngjarje sportive ku garojnë jo vetëm sportistë, por ku promovohen kauza të ndryshme shoqërore, siç është edhe ajo e njerëzve me aftësi ndryshe.

 

Fituesit e Maratonës së Tiranës 2018

 

Kategoria Half Marathon (21, 0975 km)

Femra 21 km :

Vendi i I - Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14’’ 18’’

Vendi i II - Agnes Chebet (Kenia) 01: 14’ 56’’

Vend i III - Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15’ 59’’

 

Meshkuj 21 km:

Vendi i I - Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05’ 13’’

Vendi i II – Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05’ 45’’

Vend i III – Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07’ 12’’

 

Kategoria “Tirana 10K”

Femra 10 km:

Vendi i I – Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 00: 36’ 41’’

Vendi i II – Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37’ 19”

Vend i III – Zita Kecser (Hungari) 00: 38’ 10’’

 

Meshkuj 10 km:

Vendi i I - Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia) 00:32’ 31’’

Vendi i II - Matheë Kosgei (Kenia) 00: 32’, 59’’

Vend i III - Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33’ 20’’

 

Kategoria “We too”

Vendi i I - Bledar Suxha (Shqipëri) 00:12’ 00’’

Vendi i II - Erblin Karaj (Shqipëria) 00: 12’ 08’’

Vendi i III - Dovlet Xhangolli 00:12’ 17’’