Qarku Tirane

Korridori Baltik-Adriatik dhe zgjerimi i bregut Adriatik-Jon

Published at : 12/01/2016 - 13:44

Përfundimi i korridorit Baltik-Adriatik, përfshirë edhe zgjerimin e tërë bregut Adriatik-Jon, zgjerimi i korridorit Skandinavi-Mesdhe nga veriu në jug, si dhe një lidhje më të mirë mes Gadishullit Iberik, Italisë dhe Ballkanit Perëndimor, janë temat qendrore të takimit që do të organizohet në Peskara më 15 janar 2016.

Në prani të autoriteteve më të larta kombëtare dhe europiane, personalitetet më të mëdha të eurorajonit  Adriatik- Jonian, anëtarë të PE-së dhe aktivistë në sektorët e transportit dhe infrastrukturës, do të firmosin marrëveshjen që do të mundësojë rajonet dhe organet përkatëse t’i bashkohen planit europian.

Siç tregohet në Rregulloren e BE-së për zhvillimin e Rrjetit Trans -Europian të Transportit, Komisioni merr parasysh planet kombëtare të implementimit dhe zgjerimet në të ardhmen. Kjo ditë do të shënojë kalimin nga ideja politike në zbatimin e projekti.

Pas eventit do të ketë një takim të Presidencës së Eurorajonit Adriatiko-Jonian për të planifikuar aktivitetet e mëtejshme të shoqatës.