Qarku Tirane

Konferenca e Pezës, si një shembull që lartëson të sotmen dhe të ardhmen tonë

Published at : 16/09/2019 - 17:35

Veteranë lufte, pasardhës të dëshmorëve, Presidenti i Republikës, përfaqësues të ekzekutivit dhe institucioneve kryesore shtetërore, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, përkujtuan sot në një ceremoni të veçantë 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar për bashkimin kundër pushtuesve.

Ata shprehën mirënjohje për sakrificën dhe kontributin që dhanë, jo vetëm ata që morën pjesë në këtë Konferencë, por edhe për të gjithë ata të rinj e të reja që iu bashkuan luftës antifashiste-nacional kundër pushtuesve.

Gjatë fjalës përshëndetëse kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi theksoi se sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë merr rëndësi kjo ditë. Sepse historia na tregon se kur mbështetemi te shembujt pozitiv aq më shumë e lartësojmë të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Të pranishmit në këtë ceremoni theksuan se nën shembullin atyre që në momentet më të vështira për vendin u ngritën dhe luftuan për atdhe, edhe sot shqiptarët duhet të lënë mënjanë dasitë dhe të mendojnë më shumë për interesat e vendit.

Në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të vendit do të organizohen një sërë aktivitetesh në mënyrë që lufta antifashiste të marrë vlerësimin e duhur.