Qarku Tirane

Kinemaja më afër të rinjve

Published at : 22/12/2015 - 14:10

Afrimi i të rinjve me kinemanë tashmë është një realitet. Iniciativa e Qarkut Tiranë për të çuar çdo të hënë gjimnazistët e kryeqytetit në kinema është realizuar edhe këtë javë.

“E hëna në kinema” përzgjodhi këtë javë të rinjtë e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet, për të parë filmin “The Hunger Games” në 3D, një film i cili është i përshtatëm jo vetëm për tematikën, por dhe për moshën e të rinjve.

E konsideruar si një mundësi e mirë që të rinjtë të jenë më të socializuar e larg veseve, Qarku i Tiranës në bashkëpunim me rrjetin e kinemave Imperial, mbërriti që të hënat e muajit të festave t’i rezervojë për të rinjtë në kinema.

Kreu i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, zoti Aldrin Dalipi që ishte bashkë me të rinjtë në kinema, u shpreh se “kjo është një mundësi e mirë që të rinjtë të zgjedhin kinemanë, të jenë më të socializuar me njëri-tjetrin dhe të jenë sa më larg jetës rutinore”.

Edhe pse ishte zgjedhur muaji dhjetor për të afruar të rinjtë me kinemanë, kjo iniciativë do të jetë prezente edhe vitin e ardhshëm.

Kinematë e kryeqytetit kanë marrë angazhimin që çdo të hënë të kenë një çmim më të lirë për biletat me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të shohin filmat e fundit dhe për të qenë më pranë artit të filmit.