Qarku Tirane

Këshilli Konsultativ zhvillon takimin e parë online me fokus zhvillimin rajonal dhe financat vendore

Published at : 10/06/2020 - 22:40

Ditën e Mërkurë u zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, e cila u bashkëkryesua nga znj.Romina Kuko zv.Ministër i Brendshëm dhe nga z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.

Në takim u diskutuan projektligje dhe projektvendime në lidhje me zhvillimin rajonal, financat vendore, procesi i delegimit, procesi i financimit të projekteve nga Bashkimi Europian, si dhe eficenca e energjisë në ndërtesa ekzistuese dhe të reja të cilat u diskutuan me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore.

Me rëndësi të veçantë ishte dhe diskutimi për projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, p/ligj i cili ka kaluar ne disa faza konsultimi, duke përfshirë këtu dhe Shoqatën e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, p/ligj ky në funksion të zhvillimit rajonal.