Qarku Tirane

Institucioni i Këshillit të Qarkut Tiranë merr vlerësimin e qytetarëve për trajtimin në një kohë të shpejtë të rasteve për familjet e prekura nga emergjencat

Published at : 21/04/2017 - 18:34

Në mbështetje të VKM Nr.329, datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”, të Udhëzimit Nr.263, datë 24.05.2013 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” Këshilli i Qarkut Tiranë vlerësoi dhe përcolli ne kohe rekord dhe ne përputhje me ligjin për dëmshpërblim 209 dosje të banorëve të njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

Grupi i punës vlerësues për këtë qëllim bëri verifikimin e procesverbaleve të konstatimit dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve ligjore për këto procese dëmtimi nga përmbytjet nga reshjet dhe zjarret në banesa në njësitë administrative Ndroq, Baldushk, Kashar, Pezë, Zall-Herr, Bashkia Kamëz, dhe Njësitë Administrative Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.6, Nr.8, Nr.9 dhe Nr.11 të Bashkisë Tiranë. Fundi i vitit 2016 ishte më i vështiri për një pjesë të banorëve të Tiranës që u prekën nga përmbytjet e periudhës tetor – nëntor.

Zona më e prekur në qarkun e Tiranës ishte Njësia Administrative nr. 11, më 153 familje të dëmtuara. Ky vlerësim është bërë në bazë të verifikimit në terren dhe dokumentacionit të paraqitur nga familjarët e dëmtuar.

Grupi i punës së Këshillit të Qarkut Tiranë në koordinim me njësitë administrative përkatëse, verifikoi dokumentacionin dhe përputhshmërinë e tyre sipas kërkesave ligjore në fuqi.

Pas një procesi transparent nga Komisioni i Ekspertëve pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, u vlerësua masa e kompensimit për 209 dosje të familjeve të prekura, por dhe sqaroi qytetarët për çfarë do të kompensohet dhe në cilat raste nuk mund të procedohet për mangësi e pasaktësi dokumentacioni duke ndihmuar në avancimin e procesit në përputhje të plotë me ligjin.