Qarku Tirane

Institucionet vendore të Qarkut Tiranë vlerësojnë angazhimin për vitin e ri shkollor

Published at : 13/09/2019 - 13:25

Institucionet vendore të Qarkut Tiranë u mblodhën sot për të diskutuar mbi masat e marra për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, dhe koordinimin e punës në terren.

Prefektja e Qarkut Suzana Jahollari vlerësoi masat e marra ndërsa zv.kryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi dhe përfaqësuesit e bashkive raportuan mbi punën e bërë.

Zv.Kryetarja e Qarkut Nertila Ndreu tha se përfaqësuesit e Qarkut në bashkitë përkatëse po punojnë ngushtë me strukturat e tjera vendore në këtë drejtim si dhe me komunitetet për çdo shqetësim të tyre për më të mirën.

Ne foto nenkryetarja e Qarkut Tiranë, Nertila Ndreu dhe takimi i zhvilluar në Prefekturë