Qarku Tirane

Iniciativa AI NURECC, projekte konkrete mes rajoneve të Adriatikut me fokus Green Economy

Published at : 11/11/2019 - 14:29

Bashkëpunimi më i fortë mes autoriteteve Rajonale dhe Lokale, çoi në zhvillimin e eventit në rajonin e Molises në Itali.

Eurorajoni Adriatiko-Jonian zhvilloi seminarin mbi rolin e qeverisjes me shumë nivele dhe shumë faktorë në politikat e BE dhe politikat e zhvillimit lokal të zonës Adriatiko-Joniane.

Bashkë-organizuar me Konferencën e Rajoneve Detare dhe Periferike (CMPR) në kuadër të Nismës AI-NURECC, veprimtaria u zhvillua në Campobasso (IT) në 4 dhe 5 nëntor 2019.

Qëllimi i takimit kishte promovimin e një dialogu të strukturuar dhe një bashkëpunim më të fortë, më efektiv midis autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Universiteteve, Dhomave të Tregtisë, organizatave dhe rrjeteve rinore, sipërmarrësve dhe shoqërisë civile.

Tirana u përfaqësua nga kryetari i Qarkut, zoti Aldrin Dalipi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Andi Seferi dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, zoti Haxhi Memolla.etj.

Po ashtu të pranishëm ishin kryetari i Qarkut Vlorë, Z. Ervis Moçka, kryetari i Qarkut Shkodër, z. Hilmi Lakti dhe kryetari i bashkisë së Ulqinit z. Loro Nrekiq.

Zoti Dalipi pas takimit u shpreh se fokusi ishte te Green Economy ku kanë nisur tashmë projekte konkrete në territoret tona.

Diskutuam për eksperienca në fushën e qeverive qendrore dhe lokale. U fokusuam në eksperiencat tona në territore dhe konkluduam me një deklaratë bashkëpunimi për shkëmbime eksperiencash në të ardhmen. I gjithë vullneti jonë është që të punojmë së bashku me aspiratën e Europës e projekteve evropiane dhe mentalitet europian.

Kemi ndërtuar ura, të cilat janë aq të forta sa garantojnë në të ardhmen bashkëpunim të fortë”, u shpreh zoti Dalipi për mediat lokale të Molises.

AI-NURECC është një iniciativë e përbashkët e palëve të interesuara kryesore që përfaqësojnë rajone, qytete, dhomat e tregtisë dhe universitetet e zonës Jon, EUSAIR.