Qarku Tirane

Hapen thirrjet për Adriatic Start – up School 2019 për projekte mbi fushën e kulturës në makrorajonin Adriatik

Published at : 08/02/2019 - 16:52

Forumi i Dhomave Adriatiko- Joniane të Tregtisë do të ofrojë 4 bursa për studentët e shteteve jo anëtare të Bashkimit Europian falë Projektit Europian AI –NURECC.

Pjesëmarrja do të jetë totalisht pa pagesë për të pranuarit. Prezantimi i thirrjeve i Ecapital Italia për 2.0 – Konkursit për Plan Biznesin dhe Kulturën Ecapital të Shkollës Adriatike të Start-up, u bë ditën e sotme në Ancona.

Mirëpriten idetë për edicionin e ri të Shkollës Adriatike të Start-up për vitin 2019 ku shtetet e pranueshme janë: Shqipëria, Bonje - Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Vizitoni faqen online startupschool.ecapital.it për më shumë informacione dhe plotësoni formularin online.

Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura deri më datën 15 Prill 2019.

Në fund të vitit të kaluar, Këshilli Qarkut të Tiranës mirëpriti në kryeqytet prezantimin e projektit AI-NURECC të Rrjetit të Rajoneve, Qyteteve, Universiteteve dhe Dhomave të Tregtisë të zonës Adriatiko – Joniane, financuar nga Komisioni Europian.